Protesta e 16 Shkurtit, Basha nis turin, sot në Kavajë

Shqipëria

Protesta e 16 Shkurtit, Basha nis turin, sot në Kavajë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:24
Kryetari i demokratëve Lulzim Basha

Kryetari i demokratëve Lulzim Basha nis të hënën nga Kavaja turin nëpër Shqipëri, si pjesë e aksionit të ri opozitar që kulmon me protestat antiqeveritare.

Që pas vendimit të kryesisë, të deleguarit nga Tirana janë shpërndarë nëpër rrethe për përgatitjen e tubimeve. Protestat, konsiderohen si test për lidershipin e ri dhe strategjinë e demokratëve, për rrëzimin jo të një kryeministri, por të modelit që ai ka instaluar në Shqipëri si edhe për kthimin e besimit të qytetarëve te opozita.

Demokratët po përgatiten për protesta antiqeveritare nëpër rrethe të cilat pritet të kulmojnë me 16 shkurt me një miting përmbledhës në Tiranë. Të hënën kryetari Lulzim Basha, mësohet se do të nisë nga Kavaja turin e tij nëpër Shqipëri. Ndërkohë gjatë gjithë këtyre ditëve që nga vendimi i mbledhjes së kryesisë së re të dalë nga këshilli Kombëtar, të deleguarit nga Tirana kanë zhvilluar nëpër degët e Partisë demokratike mbledhjet e aktivave përkatëse.

Kreu demokrat do të takojë edhe të rinjtë e qytetit të Kavajës si dhe do të marrë pjesë në  aktivin e deges se partisë së tij ne këtë qytet. Pritet që kreu i opozitës të vizitojë edhe biznese të ndryshme për të kptuar nga afër problemet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat