PD vendos: Pjesëmarrje të pjesshme në Kuvend. Të anulojmë ligjin për Arsimin e Lartë

Shqipëria

PD vendos: Pjesëmarrje të pjesshme në Kuvend. Të anulojmë ligjin për Arsimin e Lartë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 10:50
Foto Ilustrim

Kështu bëhet e ditur se PD do të shkojë në Komisionin e Medias dhe do të kërkojë anulimin e Ligjit të Arsimit.

“Aty ku ka kalendar me çështje sensitive për qytetaret do shkojmë. Arsimi në Shqipëri është në kolaps total. Duhet të angazhojmë gjithë kapacitetet tona per arsimin. Duhet të jemi të qartë. Qëndrimi ynë është anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Për platformën e Arsimit të lartë të angazhohen, ish-ministra arsimi, deputetë aktuale, pedagogë”, është shprehur Basha.

Ndërkohë Top Channel ka mësuar se LSI do marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku do të diskutojë amendimet e saj për Buxhetin e Arsimit ndryshe nga PD, e cila kërkon anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Edhe deputetët e PD do jenë pjesë e Komisionit të Ekonomisë ku do të kundërshtojnë buxhetin e vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat