Lidhja jashtë martese, burg të riut që vrau të dashurin e motrës në Zall Bastar

Shqipëria

Lidhja jashtë martese, burg të riut që vrau të dashurin e motrës në Zall Bastar

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:16
Arben Gjeci, Dëfrim Kurti dhe Elida Cani

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ‘arrest me burg’ për Esat Canin, i cili disa ditë më parë vrau të dashurin e motrës, Arben Gjecin. Ndërsa për Dëfrim Kurtin dhe Elida Canin, Gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’.

34-vjeçari Arben Gjecin prej disa kohësh kishte një lidhje jashtëmartësore me Elidën. Historia e tyre u zbulua nga burri Dëfrim Kurti dhe vëllai i 20-vjeçares. Mbrëmjen e së enjtes Arben Gjeci u takua me 20-vjeçaren në një kasolle pranë banesës së familjes Cani në Zall Bastar. Por vëllai i saj dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy bashkë

Në këtë moment ai ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka hedhur në rrugën e fshatit, ku u gjet nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte nga plagët e shumta që kishte në kokë.

Bashkëshorti i 20-vjeçares Elida Cani, Dëfrim Kurti dyshonte se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vënë në dijeni vëllain e saj Esat Cani, 31 vjeç. Të dy bashkë e kanë ruajtur dhe e kanë kapur teksa është takuar me 34-vjeçarin, të cilin më pas e kanë dhunuar me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen.

Motra e autorit, njëkohësisht e dashura e viktimës për të mbrojtur vëllain nuk ka treguar në polici, ndaj është vënë në pranga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat