Vetingu ne Pushtetin Legjislativ dhe Ekzekutiv një detyrim kushtetues dhe emergjence kombëtare në Shqipëri

Shqipëria

Vetingu ne Pushtetin Legjislativ dhe Ekzekutiv një detyrim kushtetues dhe emergjence kombëtare në Shqipëri

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:29
Ilustrim

Unioni i Juristeve te Pavarur te Shqipërisë është bashkimi i juristeve te pavarur jashtë partive politike dhe pa asnjë ndikim politik, veprimtaria e te cilit mbështet ne aktet ndërkombëtare, evropiane dhe përvojën me te mire te vendeve te përparuara me demokraci dhe shtet te se drejtës te konsoliduar me fokus veprimtarie:

Mbrojtjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut.

Pavarësinë e Pushtetit Gjyqësor.

Luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Mbrojtjen e te Drejtave Sociale Themelore te Individëve, te Komunitetit dhe Grupeve Sociale.

Konsolidimin e Shtetit te se Drejtës.

UJPSH e pakënaqur me gjendjen e demokracisë, shtetit te se drejtës dhe lirive e te drejtave themelore te njeriut ne vitin 2014 propozoi për here te pare dhe publikisht nevojën urgjente për reforma te thella ligjore dhe kushtetuese. Ne dokumentin propozues publikut dhe institucioneve vendore por dhe përfaqësive diplomatike te Republikës Gjermane, te Republikës Franceze, ne Shqipëri etj., kemi propozuar nder te tjera ne atë dokument se:

Duhet garantuar praktikisht barazia e çdo qytetari para ligjit, detyrimin e çdo zyrtari te çdo pushteti për te qene ne te njëjtat kushte te barabarta ligjore për llogaridhënie përpara ligjit dhe qytetareve.

Ne mendojmë se aq kane akses apo kompetence ne zgjedhjen apo emërimin e deputeteve apo ministrave, gjyqtaret dhe prokuroret, aq këta te fundit te kenë kompetence apo akses ne emërimin e gjyqtareve te gjitha niveleve.

Ka ardhur momenti qe çdo gjyqtar, prokuror dhe zyrtar duhet te deklaroje pasurinë e tij, burimin e saj dhe se duhet ngritur një organ i posaçëm për hetimin e integritetit dhe pasurisë se zyrtareve dhe se zyrtaret e korruptuar, me integritet te ulet dhe me pasuri te pajustifikuar duhen te pushohen nga puna dhe pasuria e pajustifikuar duhet konfiskuar ne favor te shtetit.

Për shkak te një presioni te madh vendas dhe sidomos te vendeve perëndimore me demokraci te konsoliduar u miratua reforma ne drejtësi ne vendin tone u miratuan ligjet për reformim te pushteti gjyqësor dhe aktualisht po zbatohen ligjet e kësaj reforme nga te cilat po hetohen administrativisht nga organi i posaçëm integriteti profesional dhe moral dhe pasuria e gjyqtareve dhe prokuroreve te Republikës se Shqipërisë dhe një numër jo i vogël po largohen nga puna si gjyqtare apo prokurore.

Ne si UJPSH duke qene te qarte ne parimet qe burojnë nga aktet ndërkombëtare, evropiane, kushtetuta dhe legjislacioni vendas ne mënyrë te bazuar e themi pa asnjë mëdyshje se:

Vetingu i zyrtareve te larte te pushteteve te tjera jo gjyqësore, është një detyrim kushtetues dhe një emergjence kombëtare.

Vetingu tek zyrtaret e larte te Ekzekutivit dhe Legjislativit një detyrim kushtetues!

Aktualisht ne Shqipëri po behet vetingu vetëm ne pushtetin gjyqësor. Pra gjyqtaret dhe prokuroret po diskriminohen, haptazi ne kundërshtim me garancitë qe jep kushtetuta e Republikës se Shqipërisë, Konventa Evropiane për te Drejtat e Njeriut dhe Aktet Ndërkombëtare kundër diskriminimit, nëse nuk behet me te njëjtat kushte barazie ligjore edhe për zyrtaret e tjerë. Individët gjyqtare dhe prokurore po i nënshtrohen diskriminimit njerëzor dhe profesional dhe një kuptim me te zgjeruar po diskriminohet pushteti gjyqësor krahas pushteteve te tjera. E drejta për mos diskriminimin e askujt është e garantuar. Kështu nenin 18 i Kushtetues se Shqipërisë parashikon:

Te gjithë janë te barabarte para ligjit.

Askush nuk mund te diskriminohet padrejtësisht për shkaqe te tilla si; gjendja ekonomike, pasurore, arsimore dhe profesionale etj. etj.

Po ashtu KEDNJ-ne nenin 14 te saj, Aktet Ndërkombëtare si DUDNJ-ne nenin 7 te saj dhe Konventa mbi mos diskriminimin e punësimit apo profesionit garantojnë te drejtën për mos diskriminim njerëzor dhe profesional. Gjithashtu ne Republikën e Shqipërisë është ne fuqi ligji nr.10221 dt.04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Sipas këtij ligji dhe ne interpretim te tij gjyqtaret dhe prokuroret po i nënshtrohet diskriminimit te drejtpërdrejtë dhe se çdokush qe diskriminohet gëzon mbrojtje ligjore madje sipas këtij ligji çdo organizate legjitime mund t’i drejtohet Gjykatës Kompetente për ndalimin e menjëhershëm te diskriminimit. Sipas këtij ligji çdo organizate legjitime, dhe për te drejtat e njeriut mund t’i drejtohet gjykatës kompetente dhe te kërkojë pezullimin e ligjit nr.84/2016 “Për vlerësimin kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Republikën e Shqipërisë” deri ne miratimin e një ligji te ngjashëm për zyrtaret e ekzekutivit dhe legjislativit përjashtuar objektin e vlerësimit profesional, pasi te drejtës për tu zgjedhur dhe emëruar e gëzojnë shtetasit qe ne moshën 18 vjeç dhe për shkaqe te tjera, pra duke përjashtuar komponentin profesional por jo atë te figurës morale dhe pasurisë.

Gjithashtu nga interpretimi i ligjit përkatësisht te kompetencave te Organeve te Vetingut dhe Organeve Përkatëse qe do te dalin nga zbatimi i reformës ne drejtësi qëndrimet publike te çdokujt se vetingun e zyrtareve te larte do ti bëjnë Organet e Reja te Drejtësisë, UJPSH e konsideron si te pabazuar dhe manipulativ. KPK është një organ i posaçëm qe po heton administrativisht dhe shkarkon ose jo gjyqtaret dhe prokuroret pra një organ me karakter administrativ dhe aspak gjyqësor qe po i nënshtrohen te gjithë anëtaret e pushtetit gjyqësor pa përjashtim. Krejt te tjera janë, kompetencat e organeve te reja si Prokuroria Speciale apo Gjykata Speciale, janë organe me karakter hetimi dhe gjykimi penal dhe askush nuk mund te hetohet (siç po ndodh nga KPK) jashtë procesit penal, pra për persona për te cilët dyshohet se kane kryer një vepër penale ndërsa para KPK kane detyrim te paraqiten gjithë pa asnjë përjashtim vetëm për integritetin profesional, moral dhe pasurinë anëtarët e pushtetit gjyqësor, te cilët shume pak prej tyre po kalojnë për hetim penal.

Pra është e qarte nga kompetencat substanciale dhe ligjore se KPK është një organ i posaçëm administrativ para te cilit paraqiten te gjithë, pa asnjë përjashtim. Sa kemi argumentuar me lart dhe me bazueshmëri te plote pra pa asnjë ekuivok del qarte se: Vetingu i zyrtareve te pushtetit legjislative e ekzekutiv është një detyrim kushtetues për një trajtim te barabarte te pushteteve dhe te çdo individi kjo e garantuar, dhe nëse nuk behet jemi përpara një diskriminimi te drejtpërdrejtë, kjo e ndaluar rreptësishtë si shkelje e Lirive dhe te Drejtave Themelore te Njeriut.

Dhe pse është një emergjence kombëtare për vendin tone?

Po ndërsa ne pushtetin gjyqësor ka filluar largimi i individëve te korruptuar krejt e kundërta po ndodh ne pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. Ne pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv jo vetëm qe nuk po largohen individë te korruptuar por përkundrazi ata mbështesin njeri-tjetrin madje ne majat e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv janë përforcuar individë: me pasuri te pajustifikuar marramendëse me burim korrupsionin dhe grabitjen legale te pasurisë publike dhe madje dhe te taksave te mbledhura shteterisht, me integritet te ulet moral dhe deri me rekorde kriminale afatgjata qe nëpërmjet pushtetit dhe bandave kriminale, ushtrojnë presion te gjithanshëm ndaj qytetareve dhe organizatave te shoqërisë civile etj., dhe nga ana tjetër reklamojnë para qytetareve vendas dhe vendeve mike te vendit tone se po bëjnë reformën ne drejtësi dhe se organet e reja te drejtësisë do te bëjnë dhe hetimin te zyrtareve te larte, dhe se nuk ka nevoje për veting tek pushteti ekzekutiv e legjislativ.

Sa me sipër ne mënyrë plotësisht te bazuar për një trajtim te barabarte te individëve dhe pushteteve pa asnjë diskriminim dhe për një përmirësim urgjent te gjendjes se përkeqësuar te institucioneve te vendit, te sistemit politik ekonomik qe po shkatërron çdo dite e me shume ekuilibrin mes pushteteve, institucioneve dhe sidomos mbi gjendjen e përkeqësuar te Lirive dhe te Drejtave Themelore te Njeriut, UJPSH mendon se është momenti me delikat dhe urgjent për te ushtruar vetingun tek zyrtaret e larte si detyrim kushtetues dhe emergjence kombëtare ne Republikën e Shqipërisë.

Unioni i Juristeve te Pavarur te Shqipërisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat