Policia në Universitete, opozita kërkon Lleshajn në interpelancë

Shqipëria

Policia në Universitete, opozita kërkon Lleshajn në interpelancë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:47
Albana Vokshi

Opozita ka kërkuar që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të thirret në interpelancë lidhur me arsyen pse Policia ka hyrë në universitete, në kohën kur atje protestohet.

Kërkesa është bërë nga Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Medias sot në kryesinë e Kuvendit, kur po shqyrtoheshin dy amendamentet e LSI-së që iu japin zgjidhje kërkesave të studentëve protetsues.

Deputetja e PS-së Milva Ikonomi ka rënë dakord që të bëhet dëgjesa, por më parë të bëhej me ministren e Arsimit dhe më pas, me me ministrin e Brendshëm.

Vokshi e ka kundërshtuar, duke thënë se “është e qartë strategjia juaj! Por më parë duhet bërë diskutimi në parim (i amendamenteve). Pse pa bërë diskutimin në parim, të kalojmë tek dëgjesa?! Ndaj mendova që të bëjmë dëgjesën me Kejtin (Mehmeti) dhe Floridën (Kërpaçi) dhe më pas, me ministren e Arsimit.

Ndaj, meqë edhe në këto momente po ushtrohet dhunë në universitete, ne kërkojmë dëgjesë nesër me ministrin Lleshaj. Nuk mund të lëmë ne atje fëmijët... Nëse ju nuk pranoni, do ta bëjmë me 1/3 e votave,' ngulmoi Vokshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat