Masat për ngricat në rrugë, Policia e Dibrës u bën apel qytetarëve

Shqipëria

Masat për ngricat në rrugë, Policia e Dibrës u bën apel qytetarëve

Më: 28 janar 2019 Në ora: 13:38
Ilustrim

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka marrë masa për parandalimin e paligjshmërisë dhe garantimin e sigurisë në rrugë për shkak të prezencës së akullit.

Strukturat e Policisë Dibër kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe si rezultat i punës së policisë disa shtetas janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të masave dhe kontrolleve të befasishme, Policisë e qarkut Dibër parandaluar grabitjen e një bankomati të një filiali banke të nivelit të dytë në qytetin e Bulqizës, duke u vënë në pranga autorët e dyshuar.

Gjatë javës, në zbatim të planeve operacionale në të gjithë qarkun kanë funksionuar pika kontrolli të lëvizshme, ku janë shoqëruar për verifikim në komisariatet e policisë 20 shtetas si dhe ka vijuar operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit

Një tjetër fokus i Policisë Rrugore ka qenë dhe monitorimi i rrugëve, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, duke këshilluar drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirët në ato akse ku ka prezencë të borës dhe akullit.

Policia Dibër kërkon bashkëpunimin me qytetarë, ku i fton  të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin falas 112 apo aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ndaj shkelësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat