Kandidati i tretë për SPAK, aplikon prokurori Martini

Shqipëria

Kandidati i tretë për SPAK, aplikon prokurori Martini

Më: 28 janar 2019 Në ora: 15:13
Anton Martini

Prokurori Anton Martini, është i treti që aplikon për të qenë pjesë e SPAK, prokuroria e posaçme antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar.

Prokurori i Krimeve të Rënda ka dorëzuar kërkesën e aplikimit gjatë ditës së sotme.

Martini është kandidati i tretë, ndërsa deri më tani kanë aplikuar edhe prokurorët Klodian Braho Besnik Muçi.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandate nëntëvjeçar.

SPAK, së bashku me Gjykatën speciale, do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar, në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat