PD rrëzon Prokurorinë: Prela liroi Astrit Avdylaj, kreun e bandës së Shijakut!

Shqipëria

PD rrëzon Prokurorinë: Prela liroi Astrit Avdylaj, kreun e bandës së Shijakut!

Më: 28 janar 2019 Në ora: 17:31
KPK

Partia Demokratike ka reaguar sërish pas deklaratës së dy prokurorëve të dosjes së shumëpërfolur 339, Vladimir Marës dhe Dritan Prençit, të cilët hodhën poshtë akuzat e artikluara nga PD se Donika prela, eprorja e tyre rezulton në përgjime me grupin e Avdylaj.

Sipas PD, vartësit e Prelës nuk thonë të vërtetën. Po ashtu në këtë deklaratë zbulohen edhe fakte të reja, sipas të cilave ekziston një përgjim audio i bandës së Avdylajve në muajin janar 2018, kur në makinën e kreut të bandës u gjet një armë pa leje, 9 mm, dhe Astrit Avdylaj u arestua në flagrancë. Po ashtu PD, thotë se ai u la i pafajshëm nga Prela kur drejtonte Prokurorinë e Durrësit.

Deklarata e PD:

Në një akt të paprecedentë në historinë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka detyruar sot dy prej vartësve të saj të nxjerrin sekretin hetimor. Vetëm për këtë shkelje flagrante të ligjit, Donika Prela duhet të shkarkohet nga organet e vetingut. Vartësit e Donika Prelës nuk thonë të vërtetën. Shefja e tyre është pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve në dosjen 339. Këtë e provojnë përgjimet e muajit janar 2018.

Duke qenë se tani Donika Prela e ka cënuar sekretin hetimor, le t’i shkojë deri në fund! Të urdhërojë të bëhen publike përgjimet audio të bandës së Avdylajve në muajin janar 2018, kur në makinën e kreut të bandës u gjet një armë pa leje, 9 mm, dhe Astrit Avdylaj u arestua në flagrancë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përgjegjësi ta verifikojë këtë informacion.
Organet e vetingut duhet ta detyrojnë Donika Prelën të përgjigjet, nëse ajo ka urdhëruar dhe firmosur lirimin e kreut të bandës së Avdylajve dhe nxjerrjen e tij të pafajshëm, në janar 2018, kohë kur Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit.
Është në përgjegjësinë e organeve të vetingut të mos lejojnë një tjetër prokurore të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar të qëndrojë në sistemin e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat