Bujar Sheshi drejt shkarkimit? Thirret në interpelancë Autoriteti i Dosjeve

Shqipëria

Bujar Sheshi drejt shkarkimit? Thirret në interpelancë Autoriteti i Dosjeve

Më: 28 janar 2019 Në ora: 17:35
Bujar Sheshi

Komisioni i Pavarur i Monitorimit të Reformës në Drejtësi ka shqyrtuar rastin ku ka vënë në dukje vonesën e madhe të përgjigjes nga autoriteti i dosjeve për Prokurorinë e Përgjitshme. Ky autoritet me shumicë votash ka vendosur që të thërrasë në interpelancë anëtarët e Komisionit të Verifikimit të Dosjeve për të dhënë përgjigje për këtë vonesë si dhe vetë prokurorin anëtar të KLP-së, Bujar Sheshi.

Autoriteti i Dosjeve ka vonuar përgjigjen për verifikimin e figurës së prokurorit me rreth një muaj pas ngritjes së KLP-së. Bujar Sheshi rezulton të ketë qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit sipas dokumenteve të publikuara së fundi. Gjithashtu, Komisioni i Pavarur i Monitorimit të Reformës në Drejtësi i sugjeron KLP-së që të marrë një vendim për këtë rast, duke i hapur rrugë kështu edhe shkarkimit të Sheshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat