Bllokimi i Fondit të Sigurimeve, PD: Dyshime se ka kolaps financiar!

Shqipëria

Bllokimi i Fondit të Sigurimeve, PD: Dyshime se ka kolaps financiar!

Më: 28 janar 2019 Në ora: 19:16
Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherazi deputet i PD-së Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me bllokimin e sistemit dixhital të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu shkruan se është ndaluar çdo veprim me recetat  e rimbursuara, ndërsa hedh dyshime se kemi të bëjmë me një kolaps financiar. Sipas Shehut,  Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk i ka paguar ende detyrimet dhe borxhet e prapambetura dhe deficit financiar ka shkuar në rreth 30 milionë dollarë.

Postimi 

A lidhet bllokimi i sotem i sistemit dixhital te Fondit te Sigurime Shendetesore me nje kolaps te tij financiar?!

Sot eshte ndaluar cdo veprim me recetat e rimbursara, per shkak te bllokimit te sistemit te tij dixhital.
Pra asnje qytetar nuk mund te marre medikamente te rimbursuara nga Fondi, i cili keshtu nuk paguan.

Kjo gje i krijon nje crregullim te madh pacienteve edhe per faktin sepse ata qe jane ne diten e shtate te marrjes se recetes, neser duhet te drejtohen perseri te mjeku i familjes.
Po keshtu ky Fond nuk ka shlyer akoma borxhet e prapambetura te vitit te kaluar te nje pjese e madhe te farmacive.
Sipas informacioneve qe kemi, deficiti financiar i Fondit nderkaq ka arritur ne reth 30 M $.
Me 2005 Qeveria Berisha e gjeti ate Fond ne deficit 10M $, shume te cilen e injektoi menjehere nga buxheti.
Sot situata eshte shume here me e rende.
Normalisht secili do te mendonte se bllokimi i pagesave nga Fondi, si po ndodh sot, lidhet me nje kolaps te pritshem te tij!
Nderkaq nuk ipet asnje sqarim, vecse ish drejtoresha e Fondit behet Ministre e Financave!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat