HEC-i te Kanioni i Holtës, Klosi: Do vlerësohet dokumentacioni, shkeljet do dënohen sipas ligjit - Bota Sot
HEC-i te Kanioni i Holtës, Klosi: Do vlerësohet dokumentacioni, shkeljet do dënohen sipas ligjit

Shqipëria

HEC-i te Kanioni i Holtës, Klosi: Do vlerësohet dokumentacioni, shkeljet do dënohen sipas ligjit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 23:18
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se çështja e Kanionit të Holtës, ku ishte dhënë një leje për ndërtimin e një HEC-i po hetohet dhe sipas tij do shihet i gjithë dokumentacioni dhe nëse ka shkelje personat përgjegjës do dënohen sipas ligjit.

Në fjalën e tij, Klosi u shpreh se “në kohën kur Berisha qeveriste vendit u dhanë shumë leje për HEC-e, duke vendosur në rrezik turizmin dhe zhvillimit të vendit”.

“Ne na duhet shumë që të mos ngelemi vetëm te debati nëse është zonë e mbrojtur ose jo. Por ndërtimin i HEC-it atje, e prish gjithë ekosistemin atje? Duhet parë me kujdes çdo zonë. Edhe ku nuk kemi zonë të mbrojtur, është tepër e rëndësishme të vlerësohet zona se çfarë sjell për vendin, turizmin…etj”, – tha Klosi.

“Lidhur me Kanionin që po flasim. Është shumë interesante gjithë kjo bisedë. 200 metra është zona ku supozohet ku nuk mund të ndërtohet dhe për fatin tonë të keq pas 200 metërshit mbaron kjo zonë, nëse e sheh në këtë këndvështrimin e lejes është brenda ligjit. Si qytetarë duhej anuluar. Por duke folur ligjërisht, kjo duhet parë me kujdes dokumentacioni dhe ky HEC do të anulohet kur të shikohet i gjithë legjislacioni dhe dokumentacioni. Do shihet se kush ka shkelur ligjin dhe nëse është shkelur do të përfundojë në burg”, – tha Ministri Klosi.

Ministri gjithashtu kujtoi dhe deklaratat dhe vendimet e marra nga ish-Kryeministri Berisha.

“Sali Berisha ka thënë që do të ndërtojmë HEC-e në zonat më të bukura të vendit. Kanioni sot është pothuajse pa ujë sepse Berisha ka dhënë disa leje në vazhdimësinë e një çmendurie të madhe”, – tha Klosi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...