Vetting-u i Donika Prelës, çfarë vendosi KPK për kreun e Krimeve të Rënda

Shqipëria

Vetting-u i Donika Prelës, çfarë vendosi KPK për kreun e Krimeve të Rënda

Më: 29 janar 2019 Në ora: 08:46
Vetting-u i Donika Prelës, çfarë vendosi KPK për kreun e Krimeve të Rënda

KPK ka shtyrë datën për marrjen e vendimit për Donika Prelën.

Data e vendimit ishte përcaktuar në datën 29 janar por u shty për në datën 5 shkurt.

"Për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Znj. Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përcaktuar në datë 29.01.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 05.02.2019, ora 9:00,"- njoftoi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Seanca e datës 5 shkurt do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda doli në datën 22 janar në sitën e vettingut. 

Relatorja Valbona Sanxhaktari konstatoi probleme me deklarimin e pasurisë. Shkelje u vërejtën në blerjen e një apartamenti në Durrës dhe të një sipërfaqe toke në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat