Theu masën e arrestit dhe lëvizte pa patentë, kapet i riu në Tiranë

Shqipëria

Theu masën e arrestit dhe lëvizte pa patentë, kapet i riu në Tiranë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:31
Foto Ilustrim

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi theu urdhërin e gjykatës "arrest shtëpie".

I riu me iniciale D.Sh., u kap ndërsa po drejtonte makinën pa patentë.

Pas denoncimi nga qytetarët, në aksin rrugor “Kopshti Botanik - Rrethrrotullimi i TEG-ut” policia konstatoi 24-vjeçarin që po qarkullonte me makinë në mënyrë jonormale dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Drejtuesi nuk iu bind shenjës së patrullës për të ndaluar dhe policia u vendos në ndjekje të tij. Në mes të ndjekjes drejtuesi e ka braktisur mjetin, por është kapur nga punonjësit e Njësisë Operacionale në tentativë për t'u larguar.

"Drejtuesi i mjetit shtetasi D. Sh., rezultoi i papajisur me leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se për këtë drejtues mjeti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë 'Arrest në shtëpi' për veprën penale të 'Kanosjes me armë',"-raporton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat