Kthehen mbrapsht në Costa Rika 41.7 ton banane

Shqipëria

Kthehen mbrapsht në Costa Rika 41.7 ton banane

Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:39
Foto Ilustrim

AKU bllokon dhe kthen në origjinë 41.7 ton banane të ardhur nga Costa Rika

Shkak, produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor – produkti i prishur.

Ngarkesa me banane kishte zbarkuar në Durrës.

"Trupa inspektuese e DRAKU, Durrës  gjatë kontrollit të ushtruar në PIK ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 41.7 ton banane të ardhur nga CostaRica për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor – produkti i prishur" informon AKU. 

Menjëherë u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 ton duke u  bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndiqet dhe procedura doganore për kthimin në origjinë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat