“Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, guidë e jashtëzakonshme për turistët

Shqipëria

“Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, guidë e jashtëzakonshme për turistët

Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:52
Ilir Meta

Thesaret e fshehta të Shqipërisë” është një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një takim me autorin e albumit fotografik, Fation Plaku, duke e vlerësuar këtë guidë si një udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni.

“Një Shqipëri me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore, e përmbledhur në një album që në çdo faqe zbulon thesare mahnitëse, të fotografuara nga këndvështrimi i një alpinisti dhe eksploratori”, thekson Presidenti Meta.

“Mos humbisni rastin për të kërkuar albumin e Fation Plakut “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj, udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni”, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat