Durrës/ Helmohen 7 rrobaqepëse, shtrohen në spital

Shqipëria

Durrës/ Helmohen 7 rrobaqepëse, shtrohen në spital

Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:57
Foto Ilustrim

7 punonjëse të një rrobaqepësie janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit me shenja helmimi

Ato po mbahen nën kontroll, ndërsa në drejtim të subjektit fason është dërguar një autoambulancë me mjek për të vlerësuar situatën e punonjëseve të tjera dhe të ndërhyjë në rast nevoje.

Është kërkuar që inspektorët e shëndetit publik dhe të punës të verifikojnë gjendjen e punonjëseve të tjera dhe kushtet e punës në këtë subjekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat