Zbulohet vendndodhja e grabitësit të bankës në Tepelenë

Shqipëria

Zbulohet vendndodhja e grabitësit të bankës në Tepelenë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:01
Foto Ilustrim

Autori i grabitjes së bankës në Tepelenë është identifikuar nga policia e Gjirokastrës dhe mendohet se grabitesi fshihet në zonën e Kurveleshit.

Vendndodhja e tij është zbuluar nga valët e telefonit. Dyshohet se autori është rreth 30 vjeç. Grabitja ka ndodhur një ditë më parë.

Një person i armatosur ka hyrë në një  bankë të nivelit të dytë në Tepelenë dhe ka terrorizuar punonjësit me kallashnikov.

Më pas autori i veshur me rroba ushtarake ka marrë rreth pesë million lekë të vjetra dhe është larguar në këmbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat