Studentët nisin mbledhjen e firmave për shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë

Shqipëria

Studentët nisin mbledhjen e firmave për shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 11:16
Foto Ilustrim

Studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit e Arkitekturës kanë nisur mbledhjen e firmave për të kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Peticioni ka nisur të firmoset tek fakulteti që u bë iniciues i protestave studentore të dhjetorit.

Kushtetuta parashikon që të drejtën e një iniciative ligjore, e kanë 20 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Studentët bëjnë të ditur se peticioni që synon anullimin e ligjit për arsimin e lartë, do përcillet në cdo fakultet, për t’u firmosur nga studentët që janë dakord me këtë kërkesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat