Vendimi i grupit Parlamentar në PD: Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë

Shqipëria

Vendimi i grupit Parlamentar në PD: Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:37
Lulzim Basha

Gjatë një takimi me studentët në Shkodër, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se Grupi Parlamentar mori dje një vendim; akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë, është anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Ledja Ashta, gjimnaziste: Së shpejti duhet të jem në një Universitet. Dëshiroj të studioj për punë sociale. Cili është qëndrimi që do të mbajë Partia Demokratike në lidhje me Arsimin e Lartë?

Basha: Dje kemi marrë një vendim me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Kur Ligji kaloi ne e kundërshtuam në Parlament. Ne e konsiderojmë këtë ligj, rrënjën e së keqes, që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë.

Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës.

Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifa për bachelor dhe master në Shqipëri, është më i larti në Europë.

Cilësia është me dobëta në Europë, nga më e dobëta në botë.

Jeta universitare kontrollohet nga një gruisht njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare.

Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë.

Por kjo nuk mjafton.

Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat