Në Shqipëri të rinjtë ende nuk përdorin llogari bankare

Shqipëria

Në Shqipëri të rinjtë ende nuk përdorin llogari bankare

Më: 29 janar 2019 Në ora: 15:34
Ilustrim

Një në 3 gra apo 32% dhe 4 në 10 meshkuj të moshës 15-59 vjeç ose 40% kanë një llogari bankare që ata përdorin.

Ky është rezultati i publikuar nga një anketë e zhvilluar në Shqipëri përgjatë një viti nga Instat dhe Instituti Shëndetit Publik, që tregon nivelin e ulët të qytetarëve që përdorin llogaritë bankare.

Dhe kjo lidhet kryesisht me kulturën e ulët financiare, mungesën e të ardhurave, papunësinë apo punën e pa paguar tek femrat.

Sipas anketës, pasja e një llogarie bankare është e pazakontë midis të rinjve të të dy gjinive (9% secila), por rritet me moshën dhe arrin në rreth 40% për gratë e moshës 20 vjeç e lart.

Një shifër e ngjashme është edhe tek meshkujt. Sipas anketës, pronësia e një llogarie bankare është më pak e zakonshme në zonat rurale se sa në zonat urbane (17% kundrejt 47% tek gratë dhe 26% kundrejt 48% tek meshkujt).

Por cilat janë prefekturat që përdorin më pak bankat? Anketa nxjerr në pah se përdorimi i një llogarie bankare është më i ulët tek gratë në prefekturën e Dibrës (13%) dhe tek meshkujt në Elbasan dhe Kukësit (17% secila).

Siç mund të pritet, pronësia e një llogarie bankare rritet dukshëm me të ardhurat, nga 8% tek gratë me të ardhura të ulëta deri në 63% tek ato me të ardhura më të larta. Për burrat, rritja është nga 15% me të ardhura të ulëta në 67% në nivelin më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat