Kërkime me helikopter, lokalizohet grabitësi i bankës në Tepelenë

Shqipëria

Kërkime me helikopter, lokalizohet grabitësi i bankës në Tepelenë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 15:48
Tepelenë

Policia e Tepelenës vijon kërkimet për kapjen e autorit të grabitjes së një banke një ditë më parë.

Policia është vënë në ndjekje të tij, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen.

Autori i dyshuar K.R 25 vjeç është lokalizuar në fshatin Mamaj, por më pas ka humbur gjurmët në luginë.

Në dispozicion të policisë është vënë edhe një helikopter.

Autori mbante armë në dorë dhe nën kërcënimin e saj grabiti paratë e xhiros ditore që ndodheshin në arkë. Punonjësit e bankës kanë mbetur të tronditur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal alarmi për të lajmëruar policinë në kohë. Ai ka qenë i vetëm gjatë grabitjes dhe është larguar me një “Benz” gri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat