Shtyhet për 12 shkurt vendimi i Apelit për gjyqtarin Edmond Islamaj

Shqipëria

Shtyhet për 12 shkurt vendimi i Apelit për gjyqtarin Edmond Islamaj

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:26
Edmond Islamaj

Trupa gjyqësore e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ka vendosur të shtyjë për më datë 12 shkurt vendimin për gjyqtarin Edmond Islamaj.

Në mbledhjen e sotme, subjekti i rivlerësimit, ka paraqitur informacione të detajuara për hyrje-daljet e tij nga territori i Shqipërisë dhe personave të lidhur me të, për periudhën 1 janar 2004 deri në 1 janar 2008.

 "Subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues të marrë në cilësinë e provës tri dokumente shkresore të lëshuara nga autoritetet shtetërore me kërkesë të tij. Trupi gjykues vendosi të marrë në cilësinë e provës aktet shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, prova për të cilat Komisioneri Publik deklaroi se do të shprehet në konkluzionet përfundimtare.

Për t’i mundësuar Njësisë së Shërbimit Ligjor të analizojë provat e reja dhe të bëjë një rivlerësim të situatës financiare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e martë, më datë 12.02.2019, ora 09.00", thuhet në njoftim.

Islamaj u konfirmua në detyrë si gjyqtar i Gjykatës së Lartë më 7 qershor 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat