Basha tregon se çfarë i ndodhi në QSUT kur shtroi të atin

Shqipëria

Basha tregon se çfarë i ndodhi në QSUT kur shtroi të atin

Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:36
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rrëfyer këtë të martë përpara qytetarëve në Shkodër për një eksperiencë personale, që i ka ndodhur në spitalin e Tiranës.

Teksa fliste në mbledhjen me demokratët, Basha u shpreh se vitin e kaluar ju desh të shtronte të atin në spital për një ndërhyrje dhe se me sytë e tij ka parë që në pavjonin e reanimacionit brenda pak kohësh 6 infermierë prisnin të iknin nga Shqipëria.

“Një vit më parë mu desh të shtroja tim atë në një nga departamentet e QSUT-së për një ndërhyrje goxha komplekse. Falë Zotit e kaloi shumë mirë por me këtë rast mu desh të kaloja goxha kohë pranë tij dhe pashë me sytë e mi një pavijon, pavijonin e 

Reanimacionit ku punon 7 infermiere, të cilët për nga aftësia profesionale, kompetencat profeisonale, dhembshuria njerëzore që trajtonin çdo pacient, jo thjesht babën tim, por çdo pacient dhe për nga orari i zgjatur ishin heronj, merrnin edhe paga të papërfillshme. 

Aty mora vesh se brenda majit 6 prej infermierëve do të iknin. Natyrisht më erdhi keq në planin njerëzor të largohen bashkatdhetarë, në këtë rast infermieret. U tmerrova duke menduar se si në këtë pavijon kërkohet një shërbim shumë i specializuar pa pritur do të mbetej vetëm 1 infermiere”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat