Eksperti jep alarmin: Ka 640 diga të rrezikshme, mund të përmbysin të gjithë Shqipërinë

Shqipëria

Eksperti jep alarmin: Ka 640 diga të rrezikshme, mund të përmbysin të gjithë Shqipërinë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:37
Ilustrim

Eksperti i bonifikimeve, Dhimitër Vogli, i ftuar në studion e Ora Neës, tha se në vend ka rreth 640 diga për vaditje, të cilat pas viteve 1990, nuk janë kontrolluar.

Sipas tij, këto diga të njohura si rezervuara, kanë sasi të mëdha uji, me një sasi totale prej 580 milion metër kub.

Vogli: Kemi ndërtuar kryesisht për ujitjen 640 diga, ndërkohë për energjetikën, menaxhohen nga ndërmarrjet e mëdha si KESH. Problem tek ne është për digat në fushën e ujitjes. Nevoja për këto diga ka qenë imediate sepse kishim 75% të popullsisë në fshat. 

Këto diga grumbullojnë 580 milion metër kub ujë dhe vadisin 180 mijë hektarë. Digat janë të madhësive të ndryshme nga 15 deri në 50 metra ndërsa si volum deri në 60 mln metër kub ujë është më i madhi. 

Praktikisht ka nevojë për fonde dhe ekspertë. Në vitin 2015, u riparuan 15 diga. Tashti jepen disa fonde, por mirëmbajtja e këtyre digave nuk është në nivelin e duhur. Më kryesore është që të inspektohen dhe të shikohet mirëmbajtja e këtyre digave. 

Ishte dikur një institut që trajtonte këto probleme, por ky nuk është më pasi u shkri pas viteve '90. Vitet e fundit, pronësia u është dhënë bashkive por nuk kanë specialistët e nevojshëm. Shteti duhet të krijojë një grup me specialistë që të shikojë gjendjen e këtyre digave. 

Nuk janë të gjitha digat që duhet të kontrollohen. U kontrolluan 200 diga me fond të Bankës Botërore. Janë edhe 400 e ca diga të tjera që duhen parë.

Diga e liqenit artificiale të Tiranës 

Vogli: Fatmirësisht deri më tani nuk kemi patur probleme me këto diga. Përgjithësisht janë studiuar mirë. Por, ato duhet të mirëmbahen. Ja diga e Liqenit të Tiranës, nëse kemi shira të jashtëzakonshëm, atëherë duhet riparë vepra e shkarkimit. Në 50-60 mlm shi dhe krijohen përmbytje. Në Tiranë kanë rënë edhe 220 mm shi. Është dokumentuar në vitin 1948. Nëse përsëritet kjo sasi reshjesh, diga do të mbushet brenda dy orësh. Prandaj, duhet të merren masa që tani. Të shikohen veprat e shkarkimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat