Opozita kallëzon Arta Markun: Kualifikoi Sheshin pa pritur përgjigjen nga ‘Dosjet’

Shqipëria

Opozita kallëzon Arta Markun: Kualifikoi Sheshin pa pritur përgjigjen nga ‘Dosjet’

Më: 29 janar 2019 Në ora: 19:27
Arta Marku

Grupi parlamentar i PD dhe i LSI kanë depozituar një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Kallëzimi i dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës këtë të hënë mban firmën e krerëve të grupit parlamentar Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Sipas PD dhe LSI, Arta Marku kualifikoi Bujar Sheshin si kandidat për në KLP, pa pritur më parë përgjigjen e Autoritetit të hapjes së Dosjeve.

Nisur nga këto shkelje të pretenduara nga opozita, PD dhe LSI kërkojnë pezullimin nga detyra të prokurores së përkohshme Arta Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat