FMN: Nën drejtimin e kësaj mazhorance, Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në dekadat e fundit

Shqipëria

FMN: Nën drejtimin e kësaj mazhorance, Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në dekadat e fundit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Fondi Monetar Ndërkombëtar përmes raportit të tij të fundit konfirmon rritjen më të madhe ekonomike që vendi ynë ka shënuar në dekadën e fundit.

Fondit Monetar Ndërkombëtar ka reaguar sot në lidhje me lajmet e përcjella në media.

Në reagimin e tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmon se Qeveria shqiptare ka arritur në drejtimin e kësaj mazhorance, rritjen më të madhe ekonomike në dekadën e fundit.

FMN, deklaron se borxhi publik është ulur me 1.7 pikë, se sa projeksioni respektiv i bërë në raportin e stafit të FMN.

“Gjithashtu, konfirmohet gjithashtu që borxhi publik është ulur. Një nga zotimet e Qeverisë për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe gradualisht uljen e tij me qëllim kthimin e klimës së besimit tek ekonomia vendase. Këto efekte priten të jenë permanente dhe rrjedhimisht do të reduktojnë edhe projeksionet. FMN, rivlerëson në këtë raport, se për vitin 2018 ai është në nivelin 67.2% e PBB-së, pra 1.7 pikë më i ulët se sa projeksioni respektiv i bërë në raportin e stafit të FMN”, shprehet FMN.

Po ashtu, FMN shton se “shumë pozitivisht vlerësohet emetimi me sukses i Eurobondit të Shqipërisë, që i ka dhënë një impuls të ri ekonomisë vendase, duke ngjallur besimin tek investitorët vendas dhe të huaj”.

Një vlerësim tjetër i FMN-së është përsa i përket Reformës në Drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

“Reforma në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit përshëndeten si faktor kyç në progresin e deritanishëm. Në të njëjtën linjë ne po vazhdojmë edhe me reduktimin e informalitetit duke ruajtur një sistem taksash të drejtë dhe të ndershëm, sikurse i dhamë një lehtësim biznesit të vogël përmes uljes së tatim fitimit në 8%, nga 15% që ishte”, shprehet FMN.

Po ashtu, FMN mirëpriti ndryshimet e planifikuara në legjislacionin për PPP-të, për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një rojtar në mbajtjen e kostos fiskale potenciale.

“Qeveria vazhdon ngushtësisht bashkëpunimin me partnerët FMN, BE dhe BB, për konsolidimin e proceseve vendimmarrëse dhe politikave më të mira ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në procesin integrues të vendit”, shprehet FMN.  /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat