Vrasja në Bastar, sociologu: Prostitucion i maskuar! Myftiu: Mungon jeta sociale

Shqipëria

Vrasja në Bastar, sociologu: Prostitucion i maskuar! Myftiu: Mungon jeta sociale

Më: 29 janar 2019 Në ora: 22:33
Emisioni “Dritare me Rudinën”

Sonte në “Dritare me Rudinën” në News24 janë trajtuar histori tragjike të familjes së tronditur shqiptare. Një prej tyre dhe vrasja në Bastar për nder, ku vëllai i një 20-vjeçareje të martuar goditi duke i shkaktuar dëmtime të mëdha që sollën më pas vdekjen, të dashurin e motrës, e cila përfundoi pas hekurave me gjithë bashkëshortin pasi nuk treguan për krimin.

Ylli Gurra, Myftiu i Tiranës, ka tentuar të japë një shpjegim pse ndodhin ngjarje të tilla. Ai tha se zona e Bastarit është shumë e vështirë dhe mungon jeta sociale.

“Unë kam pas rastin të shkoj nja 3 herë në Bastar. Një zonë që për fatin e keq mungon infrastruktura. Në stinën e dimrit është shumë e vështirë, mungesa e një jete sociale. Një vajzë 20-vjeçare me një shkollim 9-vjeçar dhe pastaj e braktisur. Njeriu nuk është aq për t’u hedhur në rrugë, aq më tepër një femër. Në moshën më vitale të mos bësh asgjë thjesht të pasurit një bashkëshort.

Nuk vjen si shkak i natyrshëm i një dashurie të mirëfilltë. Vjen si martesë me mblesëri. Shumica e tyre kanë rrënjë nga martesa të imponuara apo martesa me mblesëri.

Nuk ka komunikim. Ka njerëz që nga mosha madhore deri sa të vdesin nuk kanë kryer një komunikim të mirëfilltë, trup e zemër. Mund të jetë bashkëshorti, mund të jenë prindërit. Ka raste që persona të tillë mund të shfaqen. Ndihet i pafuqishëm si mashkull si burrë dhe arrin këtë”, tha Gurra.

Sociologu Gëzim Tushi, shpjegoi fenomenin ‘prostitucion i maskuar’.

“Lidhja martesore apo seksuale është bashkimi më i lartë njerëzor. Kemi lidhje seksuale brenda martesës që nuk kanë asnjë vlerë. Ajo vajzë 20 vjeçe në një martesë që ende nuk ka nisur të ndryshket, të koracet, dmth ende nuk kanë mbaruar mjaltin. Njihet në sociologji si prostitucion i maskuar që një vajzë martohet me dikë që nuk e do, e shkon se i thonë prindërit”, tha Tushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat