Parashikimi i motit, 30 janar, 2019

Shqipëria

Parashikimi i motit, 30 janar, 2019

Më: 30 janar 2019 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin.

Në orët e pasdites, në Ultësirën Perëndimore reshjet do të bien me një intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash, ku si pasojë e tyre pritet të ketë edhe mjegullinë.

Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë në detet Adriatik e Jon.

Temperaturat parashikohen në vlerat e mëposhtme:

QYTETETTemperaturat në °C

Shkodër6/13 re shi

Kukës4/11  re shi

Lezhë7/12  re shi

Dibër2/9  re shi

Durrës7/14  re shi

Tiranë6/13   re shi

Elbasan4/13   re shi

Berat5/12  re shi

Vlorë6/11  re shi

Korçë0/6  re shi

Gjirokastër4/11  re shi

Sarandë6/14 re shi. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat