Bizneset e mëdha në shitje, Shqipëria kryeson në Evropën juglindore

Shqipëria

Bizneset e mëdha në shitje, Shqipëria kryeson në Evropën juglindore

Më: 30 janar 2019 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Tregu i shitjeve dhe blerjeve në Shqipëri u rrit katërfish në aspektin e volumit të marrëveshjeve sa i përket vitit të shkuar, duke e bërë atë udhëheqësen në Evropën Juglindore në këtë drejtim. Ky është konkluzion i një raporti të fundit nga firma ligjore CMS botuar në bashkëpunim me agjencinë e hulumtimit të tregut EMIS.

Serbia renditet e dyta me një rritje prej 40% në aktivitetin e marrëveshjes, sipas Raportit të Blerjeve e Shitjeve (M&A) të Europës 2018/19. Raporti ofron statistika të marrëveshjeve (blerje ose shkrirje kompanish) nga 15 tregje në zhvillim – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.

Në Shqipëri, numërohen 20 marrëveshje gjatë 2018, nga ku: 5 janë nga fusha e financës dhe sigurimeve, 3 pasuri e paluajtshme dhe ndërtim, 3 në shitje me pakicë, 2 në edukim, 2 në energji, 2 në sektorin e prodhimit, 1 në media, 1 në minierë, 1 në shërbim.

Sipas specifikimeve të raportit, 5 marrëveshjet kryesore të 2018 në Shqipëri ishin: shitja e Societe Generale Albania, shitja e Tirana Bank, shitja e spitalit Hygeia, shitja e NBG Bank Albania, si dhe shitja e Universitetit New York Tirana.

Vlera e marrëveshjeve së rajonit sheh një rritje prej 12.5% në vit, duke arritur në total 80.5 miliardë euro në vitin 2018, tregoi raporti. Vëllimi i marrëveshjes, megjithatë, mbeti i paqëndrueshëm me një rënie prej 0.9% nga 2017.

Telekomunikacioni dhe Teknologjia e Informacionit ishin sektorët me vlerën më të lartë të marrëveshjeve së përgjithshme, duke arritur në 18.18 miliardë euro, ndërsa pasuria e patundshme mbetet sektori më aktiv me 432 marrëveshje, me 10.8% më shumë se 2017, sipas raportit.

Investitori më i madh në botë sipas volumit ishte SHBA (89 marrëveshje), ndërsa Britania e Madhe është investitori më i madh në aspektin e vlerës (9.77 miliardë euro). Rusia ishte investitori më aktiv brenda rajonit, për sa i përket vlerës dhe numrit të marrëveshjeve.

Marrëveshja më e madhe në rajon vitin e kaluar ishte shitja e operacioneve të kompanisë amerikane dhe broadband Liberty Global.

Në maj 2018, Liberty Global tha se ka firmosur një marrëveshje përfundimtare për të shitur operacionet e saj në Rumani, Çeki, Hungari dhe Gjermani në Grupin Vodafone për 18.4 miliardë euro.

Raporti jep statistika të marrëveshjeve nga 15 tregje në zhvillim në Evropën Qendrore dhe Lindore / EJL, bazuar në datën e EMIS 2012-2018 dhe analizën e tendencave dhe zhvillimeve më të fundit rajonale.

Përfundimet kryesore të raportit:

   – Vlera e marrëveshjeve në shtetet në zhvillim të Europës sheh një rritje vjetore prej 12.5% në vit, duke arritur në total 80.5 miliardë euro në vitin 2018

 – Vëllimi i marrëveshjeve mbeti praktikisht i pandryshuar, me një rënie prej 0.9% nga 2017

 – Telekomi dhe IT ishin sektorët me vlerën më të lartë të marrëveshjes së përgjithshme në 18.18 miliardë

–   Real Estate mbetet sektori më aktiv me 432 marrëveshje, me 10.8% më 2017

 – Rritja më e lartë në veprimtarinë e marrëveshjeve u dëshmua në Shqipëri – deri 300% në volumin e marrëveshjeve – pasuar nga Serbia, e cila pa një rritje prej 40% në aktivitetin e marrëveshjes

  – Rusia ishte vendi me numrin më të madh të marrëveshjeve (605) pasuar nga Polonia (323)

  – Investitori më i madh në botë sipas volumit ishte SHBA (89 marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat