Thyhet bojkoti, studentët e juridikut sot nisin mësimin tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

Shqipëria

Thyhet bojkoti, studentët e juridikut sot nisin mësimin tek gjimnazi “Petro Nini Luarasi”

Më: 30 janar 2019 Në ora: 08:49
Sot në orën 14.00 studentët do të nisnin mësimin në ambjentet e shkollës së mesme. 

Studentët e Fakultetit të Juridikut që do të duan t'u kthehen auditoreve do të nisin procesin mësimor duke filluar nga dita e sotme në ambjentet e gjimnazit "Petro Nini Luarasi".

Sot në orën 14.00 studentët do të nisnin mësimin në ambjentet e shkollës së mesme. 

Studentët e tjerë, që kërkojnë t’i rikthehen mësimit, thonë se janë të gatshëm që leksionet dhe seminaret t’i nisin në çdo mjedis të mundshëm.

“Kudo, mjafton të zhvillojmë mësim se kemi humbur shumë volum”.

Hyrja për në auditoret e fakultetit të drejtësisë në Tiranë vazhdon të mbahet e mbyllur. Ligji për arsimin e lartë ngarkon me përgjegjësi Rektorin e Universitetit të Tiranës, si titullar i tij, për të zgjidhur situatën dhe garantuar  paprekshmërinë e institucionit. Statuti i Universitetit të Tiranës sugjeron ndërhyrjen e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat