Indinjata e Neritan Cekës: Turp për PD-në që rri rrugëve. Ti lërë budallalliqet, të kthehet në Parlament

Shqipëria

Indinjata e Neritan Cekës: Turp për PD-në që rri rrugëve. Ti lërë budallalliqet, të kthehet në Parlament

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:47
Neritan Ceka

Ish-ambasadori dhe politikani i njohur Neritan Ceka i ftuar në "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tha se opozita duhet të kthehet në Parlament dhe të bëjë betejën e saj atje.

Ceka: Natyrisht që ndjej një trishtim për këtë situatë. Përpara se të shkojmë në Evropë duhet të shkojmë në Ballkan. Rama e nisi këtë rrugë që ishte e shtruar përpara dhe e braktisi. Jemi në një rrugë të braktisur të një Ballkani që shef të ardhmen jo të shkuarën. Jo kufijtë e detit, jo varrezat greke, jo braktisja e Çamërisë, këto janë mediokritete të një politike që ka humbur orientimin. 

Inatin nuk e kam me mikun tim të dikurshëm, Rama. Unë  nuk i shes miqtë. E kam me ish-partinë time e kam me PD që kohën kur duhet të jetë në punë del e bën rolin e gazetarëve, e studentëve, fermerëve ndërkohë që vendi i kësaj partie është në parlament. Do ftoja PD t'i lërë budallallëqet, të kthehet në parlament. 

Pa një politikë që të jetë rezultat i një konsensusi, pa një PD që të imponojë ministrin, siç ka imponuar Presidentin nëpërmjet Kuvendit. Këta zotërinj të mos rrinë më rrugëve sepse rrogat i marrin tek shteti dhe është turp që nuk bëjnë punën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat