Ministrja Besa Shahini braktis komisionin, Vokshi: Rama po provokon

Shqipëria

Ministrja Besa Shahini braktis komisionin, Vokshi: Rama po provokon

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:56
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit Besa Shahini u largua nga Komisioni i Medias, teksa po diskutohej për ligjin e arsimit të lartë dhe studentët. Kryetarja e Komisionit e konsideroi këtë si një shkelje të rëndë ligjore, por edhe fyerje ndaj deputetëve. 

Albana Vokshi: Bravo ju qoftë, skenari ju funksionoi është e turpshme të lihet komisioni, të braktiset mbledhja. Është e turpshme një mazhorancë e tillë. Shumë bukur që të gjithë qytetarët ta shohin se kë ka vënë ministre Edi Rama, kë ka deputetë Edi Rama, që i intereson vetëm pushteti i tij. Është antikushtetuese, është antiligjore dhe është fyerje e madhe për të gjithë ne. Reagoni, bëhuni palë me të drejtën. Është turp që i lini studentët të ngujuar. Unë jo vetëm që do ti kërkoj Edi Ramës që të mos provokojë në mënyrë të tillë, të mos i kërkojë ministrave të braktisin komisionet, unë do të informoj delegacionin e BE, ambasadat dhe Brukselin.

Më herët Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përpara komisionit të Medias tha se është kundër propozimeve për ndryshimet ligjore të arsimit të lartë. Ndërsa deputetja Albana Vokshi tha se me këto deklarata, ministria pranoi se nuk ka plotësuar kërkesat e studentëve.

Besa Shahini: Duke marrë parasysh gjithë çfarë kemi parë nga shtetet e tjera ne nuk i shohim të domosdoshme që këto ndryshime të adresohen përmes ndryshimeve ligjore. Duke marrë parasysh që ne edhe me VKM në dhjetor dy nga çështjet kryesore të ngritur nga studentët për transparencë dhe llogaridhënie dhe për përfaqësime nëpër borde i kemi adresuar

Albana Vokshi: Atëhere qëndrimi i ministrisë ndaj propozimeve është kundër?!

Besa Shahini: Po

Albana Vokshi: Atëhere ju po prabnoni që pakti nuk i ka plotësuar kërkesat e3 studentëve. Atëhere pse po mashtroni që thoni që pakti i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Pse i mashtroni studentët? Ju vetë po thoni që jeni kundër disa kërkesave të studentëve. Mua më vjen mirë që prenuat që nuk janë plotësuar. Në nderin tuaj është që të dilni dhe ti thoni studentëve dhe pedagogëve që nuk mundemi dhe nuk i kemi plotësuar disa prej kërkesave.  Ju po pranoni që  pakti është një mashtrim.

Besa Shahini: Pakti i ka adresuar këto kërkesat e studentëve dhe nuk kemi nevojë të bëjmë ndryshime ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat