E zënë “ngushtë”, ministrja Shahini braktis mbledhjen: Do përgjigjem me shkrim

Shqipëria

E zënë “ngushtë”, ministrja Shahini braktis mbledhjen: Do përgjigjem me shkrim

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:11
Besa Shahini

Në Komisionin e Edukimit ishte sot e pranishme ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

Ajo ishte thirrur në një interpelancë nga opozita për të folur në lidhje me ligjin për arsimin e lartë dhe protestat e studentëve.

Por pyetjeve duket se nga pyetjet e opozitës ministrja është zënë “ngushtë” duke braktisur më pas mbledhjen.

Shahini ndër të tjera u shpreh se pyetjeve do u përgjigjej me shkrim, ndërsa largimi i saj solli edhe irritimin e kryetares Albana Vokshi.

“Edi Rama të mos u kërkojë ministrave të braktisin komisionin. Do vë në dijeni ndërkombëtarët për këtë situatë.

Ju po pranoni që pakti nuk i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Atëherë pse po mashtroni që thoni që pakti i ka plotësuar kërkesat e studentëve. Pse i mashtroni studentët? Ju vetë po thoni që jeni kundër disa kërkesave të studentëve.

Mua më vjen mirë që pranuat që nuk janë plotësuar. Në nderin tuaj është që të dilni dhe ti thoni studentëve dhe pedagogëve që nuk mundemi dhe nuk i kemi plotësuar disa prej kërkesave” tha Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat