Detaje/ Vrasje e ish-policit, gruaja e tij me rol drejtues në policinë e Tiranës?

Shqipëria

Detaje/ Vrasje e ish-policit, gruaja e tij me rol drejtues në policinë e Tiranës?

Më: 30 janar 2019 Në ora: 16:52
Ilustrim

E gjithë zona e Selitës është ende e shokuar nga ngjarja që ndodhi sot në mes të ditës ku u vra një 50-vjeçar, ish-efektiv policie. Nën zë banorët pëshpërisin dhe aludojnë se çfarë mund të kishte ndodhur nëse në rrugë, përveç viktimës, 50-vjeçarit Arben Bilali do kishte dhe njerëz të tjerë, apo fëmijë.

Ndërkohë detaje të reja zbulohen për autorët e vrasjes.

Ka dyshime se viktima ka qenë duke ecur, nisur nga plumbat e shumtë që ka marrë në trup, por ende nuk është ndërtuar skena e vrasjes. Ndërkohë në vend që janë gjetur dhe shumë gëzhoja. Grupi hetimor ka shpresa se mund të nxjerrë shenja në gëzhojat e mbetura por dhe nga identifikimi i makinës.

Por një rol kyç e kanë dhe dëshmitarët, pasi policia po punon për ndërtimin e një identikiti të autorëve. Sipas mediave bashkëshortja e 50-vjeçarit është efektive policie, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:35, ndërsa Arben Bilali ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve. 50-vjeçari i është bërë atentat edhe në maj të vitit 2010, por në gusht të vitit 2010 i vranë vëllain Leonard Bilali në të njëjtin vend ku ai u ekzekutua sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat