Pukë, prokurorja mbetet vetëm: Nuk mund të hetoj të arrestuarit që i kam kushërinj

Shqipëria

Pukë, prokurorja mbetet vetëm: Nuk mund të hetoj të arrestuarit që i kam kushërinj

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:16
Ilustrim

Drejtuesja e Prokurorisë së Pukës Elidjana Kasa i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë të Prokurroisë, ku shpreh shqetësimin se ka mbetur e vetme përballë krimit në këtë qytet.

Në letrën që mban datën 10 janar, Kasa shkruan se ka mbetur e vetme në këtë qytet pasi dy koleget e saj që janë në organikë janë transferuar në qytete të tjera me urdhër të kryeprokurores Arta Marku.

Prokuroria e Pukës në organikën e saj ka tre prokurorë por duke nisur nga data 7 dhjetor 2018 rezulton se në detyrë është vetëm drejtuesja e prokurorisë.

“Nisur nga ngarkesa në punë që është e papërballueshme për një prokuror të vetëm do ju kërkoj që të shikonit mundësinë e plotësimti të organikës. Kjo kërkesë bazohet dhe në faktin se unë kam lindur dhe banoj në Pukë dhe në disa procedime penale që aktualisht janë në ndjekje nga kjo prokurori, si dhe me të arrestuar, unë e kam të pamundur që të ushtroj funksionin e prokurorit për shkak të lidhjeve fisnore”

Për këtë arsye prokurorja e Pukës njofton KLP se është në pamundësi për të ushtruar detyrën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat