Hyjnë në fuqi gjobat online, kujdes kur qarkulloni në rrugë

Shqipëria

Hyjnë në fuqi gjobat online, kujdes kur qarkulloni në rrugë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:40
Ilustrim

Qeveria shqiptare ka miratuar sot propozimin e ministrit të Brendshëm për aplikimin e gjobave online për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndaj duhet të keni kujdes kur të ecni në rrugë, pasi për çdo shkelje do të penalizoheni.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin nr.153, i cili është një ndryshim në vendimet e mërparshme të Kodit Rrugor të vitit 2000.

Edhe pse vendimi ka karakter tërësisht teknik dhe nuk është shtjelluar mirë, në dy nene të tij i hapin rrugë përdorimit të të dhënave online dhe vendosjes së gjobave elektronike.

Ky vendim do të detajohet më pas me një udhëzim të Ministrisë së Brendshme, ku pritet që shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor të marrin masën ndëshkimore në adresën e tyre të shtëpisë ose në rrugë të tjera elektronike.

“a) Pas pikës 4, të nenit 349, shtohen pikat 5 dhe 6, me këtë përmbajtje:

“5. Procesverbali i prodhuar nga pajisjet digjitale është sipas modelit VI.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje dhe duhet të përmbajë të njëjtët tregues të procesverbalit të modelit VI.1 të saj. 6. Modalitetet e përdorimit të pajisjeve digjitale dhe mënyrat e transferimit të të dhënave digjitale në kohë reale në sistemin elektronik e-gjoba përcaktohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm”, thuhet në vendimin  qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat