Qëlloi me armë në Hamallaj, arrestohet i dyshuari

Shqipëria

Qëlloi me armë në Hamallaj, arrestohet i dyshuari

Më: 30 janar 2019 Në ora: 18:10
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin me iniciale. E.A, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Hamallaj. Policia njofton se shtetasi në fjalë në momentin e arrestimi i është sekuestruar edhe një armë zjarri automatik me fishekë.

“Qëlloi në ajër me armë zjarri, arrestohet në flagrancë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje ndodhur mbrëmjen e djeshme në Hamallaj, ku kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas një pune hetimore të specializuar nga ana e specialistëve ështe identifikuar dhe kapur autori. Është vënë në pranga shtetasi E.A. dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me fisheke.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike””, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat