Qytetari, Bashës: Jam me LSI, por jo me Monikën! Mos na thuaj që…

Shqipëria

Qytetari, Bashës: Jam me LSI, por jo me Monikën! Mos na thuaj që…

Më: 30 janar 2019 Në ora: 20:20
Lulzim Basha

Kreu i opozitës, pak ditë para mbajtjes së protestës së madhe opozitare të paralajmëruar për në datën 16 shkurt, ka bërë disa takime me banorë të Bashkisë Kamëz.

Gjatë takimit me disa prej tyre, një qytetar i është drejtuar Bashës duke i thënë se në këtë protestë nuk duhet të mblidhen vetëm për një ditë e më pas të largohen, por duhet të qëndrojnë aty deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Qytetari: Mos me ardh në Tiranë e me thonë dona me ndenj një ditë e me ik vrap. Me ndej aty në Tiranë edhe me e hek brenda 24 orëve këtë legen.

Basha: Më datë 16 e vendosni ju se si…

Qytetari: E ke të kryme atë punë, kur them vedi kshu. Po jo me ndejt e me than ‘a po ikni nesër. Me ndenj aty…

Basha: Kur më thua je socialist je akoma socialist? Pse je i mërzit?

Qytetari: Jam. Unë jam me LSI tash. Mos caj kryet or burr, unë jam me presidentin, as me Monikën s’jam, me presidentin.

Basha: Ok (qesh)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat