PD kërkon komision “Tahiri 2”. Zgjatja e kohës së hetimit nuk u pranua

Shqipëria

PD kërkon komision “Tahiri 2”. Zgjatja e kohës së hetimit nuk u pranua

Më: 30 janar 2019 Në ora: 20:27
Edi Paloka

Konferenca e Kryetarëve nuk e pranoi kërkesën e demokratëve për një tjetër shtyrje të komisionit hetimor “Tahiri”, pasi ajo ishte paraqitur përtej afateve të parashikuara.

“Nuk u pranua shtyrja se ishte jashtë afateve, por ne do ta paraqesim përsëri kërkesën për komision hetimor”, tha Paloka.

Mazhoranca tha se, në mbledhjen me dyer të mbyllura ishte rënë dakord me opozitën, që kjo kërkesë të paraqitej përsëri sikur komisioni hetimor të niste nga e para.

“Kemi rënë dakord, jo refuzuar, që opozita ta paraqesë edhe njëherë kërkesën për hetim parlamentar dhe do të pranohet”, tha Balla.

I ashtuquajturi “komisioni hetimor Tahiri”, që ka objekt të punës fenomenin e kanabisit, ka zhvilluar vetëm 3 mbledhje në total dhe asnjë gjatë shtyrjes së fundit të afatit. Demokrati Paloka, që e drejton atë, u ankua se institucionet nuk i janë përgjigjur shkresave për informacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat