Mjekët sfidojnë të ftohtin, shpëtohet vazja në Malësinë e Madhe

Shqipëria

Mjekët sfidojnë të ftohtin, shpëtohet vazja në Malësinë e Madhe

Më: 30 janar 2019 Në ora: 21:08
Ilustrim

Ekipet e Urgjencës Kombëtare Mjekësore vijojnë punën e pandërprerë në shërbim të banorëve në nevojë, duke sfiduar kushtet e vështira të motit dhe temperaturat e ulëta.

Kësaj here ekipet e urgjencës kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar me anë të njësisë së helikopterëve një 25-vjeçare nga Malësia e Madhe e cila ka patur komplikacione të shëndetit, duke e transportuar atë në Spitalin Universitar të Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi për shpëtimin e vajzës 25-vjeçare u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila dha të dhëna nga operacioni i vështirë që u finalizua pas 4 orësh kërkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat