Përgjimet e publikuara nga VOA/ Ngjela: Akuzë të rëndë po ngre politika amerikane për Ramën, njësoj si Berisha në 1996-ën…

Shqipëria

Përgjimet e publikuara nga VOA/ Ngjela: Akuzë të rëndë po ngre politika amerikane për Ramën, njësoj si Berisha në 1996-ën…

Më: 30 janar 2019 Në ora: 22:52
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas përgjimeve të publikuara nga Zëri i Amerikës, që ngrenë dyshime ndaj zyrtarëve të Partisë Socialiste, si të implikuar në blerje votash në bashkëpunim me grupet kriminale.

Kronikën e publikuar ku paraqiten përgjimet e disponuara nga Prokuroria, Ngjela e sheh si një goditje në mënyrë frontale ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. “Zëri i Amerikës, për blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017; goditi në mënyrë frontale kryeministrin aktual të Shqipërisë. Në fakt, kjo është akuzë e rëndë që po ngre politika amerikane, se Rama është ngritur kundër sistemit. Njëlloj si Berisha në vitin 1996”, shkruan Ngjela në një shënim në Facebook.

“Si mund të drejtojë vendin një njeri i tillë, vijon më tej avokati, por pyetja më e drejtpërdrejtë duhet të jetë kjo: përse i duhet pushteti një personi si Rama që nuk di të bëjë asgjë, veç korrupsionit? Si mund të qeverisë një individ si ky kur abuzon mbi pasurinë kombëtare dhe vjedh dhe vota? I tëri është antikombëtar dhe antisistem. Kjo është një gjendje e rëndë për të ardhmen e Shqipërisë. Janë dy abuzues të mëdhenj të cilët, të akuzuar dhe në pritje të penalizimit të tyre, po duan të destabilizojnë Shqipërinë: Sali Berisha dhe Edi Rama.  Por a do ta arrijnë dot? Jo. Që të dy kanë shpresë për trazira në datën 16 shkurt. Por Zëri i Amerikës e filloi shpalosjen e hapjes së kutisë së zezë të Edi Ramës. Dhe sigurisht që do të vijojë edhe me Bashën e Berishën. Kështu duhet të vazhdojë. Pse e filluan me Ramën? Sepse ai është kryetari i mazhorancës, është kryeministër dhe kohët e fundit ka emëruar në policinë e shtetit ish drejtorët e inkriminuar të Sali Berishës. Kot e kanë. Procesi antikorrupsion sot filloi të ecë në një fazë të re. Dhe, nëse vijon kështu, çfarë duhet të kuptohet politikisht? Politika amerikanë kërkon të deligjitimojë zgjedhjet e vitit 2017, dhe ta çojë reformën përpara me një qeveri tekniko-profesionale të emëruar dhe të drejtuar prej saj. Kjo do të jetë rruga më e sigurt për varrosjen e korrupsionit kryeministror shqiptar të të dy krahëve të politikës aktuale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat