Rruga Libonik-Maliq, banori: Ika dhe u ktheva nga SHBA, po prapë me gropa

Shqipëria

Rruga Libonik-Maliq, banori: Ika dhe u ktheva nga SHBA, po prapë me gropa

Më: 31 janar 2019 Në ora: 08:10
Rruga Libonik-Maliq

Kjo është gjendja e rrugës Libonik-Maliq. Është diçka më shumë se 1 kilometër.

Ky burrë që jeton prej vitesh në Amerikë, thotë se e mban mend të tillë që në vitet para të demokracisë.

"Kam shumë vite që jetoj në Amerikë por unë e mbaj mend që 30 vjet përpara që nuk është vënë dorë në këtë rrugë".

Prej asaj kohe, ajo vetëm vijon të degradohet.

Lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve është e vështirë.

"E vuajmë këtë rrugë, me gropa".

Banorët thonë se janë taksapagues të rregullt por këtë rrugë e tregojnë si shembull të premtimeve të pambajtura. "Nëse do të përdoren taksat do të rregullohen rrugët. Këtu vetëm gënjehet çdo vit. Çdo vit bëjnë fushata, bëjnë mbledhje gjoja do ti rregullojnë, asgjë nuk rregullojnë". Në vitin 2017, bashkia Maliq foli për një projekt me Bankën Botërore për rikonstruksionin e rrugës, por këto pamje tregojnë se gjithçka ka mbetur ende në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat