Reshjet e dëborës në qarkun e Elbasanit, pezullohet mësimi në disa shkolla

Shqipëria

Reshjet e dëborës në qarkun e Elbasanit, pezullohet mësimi në disa shkolla

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:23
Elbasan

Me rënien e temperaturave dhe rifillimin e reshjeve të dëborës, kanë nisur sërish problemet në zonat e thella malore dhe kodrinore.

Në qarkun e Elbasanit janë krijuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në zonat e thella si dhe në zhvillimin normal të procesit mësimor.

Mësimi është pëzulluar për shkak të reshjeve të dëborës në shkollat “Ibrahim Bozhiqi” (Qafe), Guri i Zi, Benë. Në rrethin e Gramshit nuk zhvillohet mësim për shkak të reshjeve të dëborës në shkollën “Tahir Sadiku” (Lenie).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat