Pushohen hetimet ndaj ish- deputetit Gledion Rehovica

Shqipëria

Pushohen hetimet ndaj ish- deputetit Gledion Rehovica

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:32
Gledion Rehovica

Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj ish-deputetit Gledion Rehovica.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, ish-deputeti Rehovica nuk ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Në lidhje me këtë vendim ish-deputeti Rehovica kërkon rikthimin e mandatit.

Kujtojmë që më 5 janar 2018 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u hoqi mandatin dy deputetëve, atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica, i cili kishte fituar mandatin në qarkun e Beratit, si dhe atij të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili e kishte fituar mandatin në Qarkun e Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat