Basha “shpërthen” ndaj Ramës: Nuk vjen në parlament se i ka mbaruar 'pluhuri'

Shqipëria

Basha “shpërthen” ndaj Ramës: Nuk vjen në parlament se i ka mbaruar 'pluhuri'

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:39
Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në parlament kërkoi shpjegime nga ana e qeverisë në lidhje me përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës për vjedhjen e votave.

Basha “shpërtheu” ndaj Ramës duke e quajtur kryeautori të vjedhjes së zgjedhjeve me krimin.

Ai u shpreh se Zëri i Amerikës faktoi se gjysma e parlamentit është e zgjedhur nga një grusht kriminelësh me të cilët keni lidhur fatin.

Reagimi i Bashës

Që në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit, është e qartë. Ju nuk dini se çfarë thoni, nuk dini se çfarë bëni, sepse ju nuk e dini se përse jeni këtu.

Gjysma prej jush janë këtu, jo për shkak të votave të socialistëve shqiptarë, kundërshtarëve tanë politikë, për të cilët, ndasitë ideologjike për mënyrën se si duhet qeverisur vendi ndajnë dashurinë për këtë vend, por jeni këtu për shkak të një grushti kriminelësh me të cilët keni lidhur fatin tuaj, që ju kanë kapur prej tirandash dhe ju kanë sjellë këtu për t’i shërbyer interesave të tyre.

Ka 5 vjet që Partia Demokratike denoncon këtë, dhe tani, gjithçka që kemi thënë është faktuar, gjithçka kemi thënë është botuar dhe është transmetuar nga mediat më serioze të vendit dhe të botës, nga Zëri i Amerikës.

Ju pretendoni se s’ka ndodhur asgjë, ndërsa kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve, ai që e ka shndërruar këtë parlament në një kuplara të krimit, nuk denjon as të vijë sot këtu.

Nuk e mbajnë këmbët?

Nuk e mbajnë nervat?

S’ka marrë ilaçet?

S’i bëjnë më fajde ilaçet?

I ka mbaruar pluhuri?

Është problemi i tij.

Ne sot nuk mund të pretendojmë se jemi në një seancë normale, e po ndjekim procedura normale parlamentare.

Ndaj, gjëja e parë që duhet bërë, kjo seancë duhet ndërprerë dhe njeriu që ka përgjegjësinë për shndërrimin e këtij parlamenti nga tempull i demokracisë në një bodrum të krimit, ku kemi deputetë që nuk kanë marrë asnjëherë fjalën, sepse nuk kanë asgjë për të thënë, sepse arsyeja e vetme se përse janë këtu, është marrëdhënia e tyre me Avdylët, me Keçët, Shullazët, Dajtët, Bandën e Lushnjes, Bandën e Vlorës, Bajrët e Shkodrës.

Prandaj hipokrizia merr fund.

Sot nuk kemi temë më të rëndësishme për të diskutuar se sa mënyra se do të zgjidhet kjo krizë: Ose përmes propozimit të opozitës përmes një qeverie kalimtare dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike, ose, ndryshe në këtë sallë, mund dhe duhet ta pastrojë ai të cilit kjo sallë i takon, popullit shqiptar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat