Balla kritika PD-së për bllokimin e ministres Denaj. Basha: Tik tak, po afron ora

Shqipëria

Balla kritika PD-së për bllokimin e ministres Denaj. Basha: Tik tak, po afron ora

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:54
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kritikuar opozitën për bllokimin e fjalës së ministres së Financave, Anila Denaj, duke i cituar rregulloren e Kuvendit.

Më vjen keq që opozita ka ardhur e pa rakorduar sepse shfaqja që pamë në foltore, besoj se të gjithë keni në tavolina kodin etik. Në nenin 11, pika 2, kodi i sjelljes përcakton qartë se kur në këtë foltore një deputet apo një ministër merr fjalën për herë të parë, të gjithë deputetët janë të detyruar ta dëgjojnë. Neni 12 flet gjithashtu për një kod sjellje të kujtdo që merr fjalën. Deputetja e LSI bëri disa pyetje dhe ministrja mori fjalën për të dhënë përgjigje. Grupi i PD, në mënyrë të paparë ndonjëherë, nga kryetari në detyrë sulmoi foltoren për të mos lejuar ministren për të mos u përgjigjur për pyetjet e LSI”, u shpreh Balla.

Më pas, Balla provokoi edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi: “Çfarë ka ndodhur Monika që nuk po rakordohesh me Lulin? Rakordohu pak me Lulin.”

Por kritikës së Ballës iu përgjigj kryeopozitari Lulzim Basha, i cili theksoi se nuk mund të flitet për kod etike me një mazhorancë që ka marrë peng Shqipërinë. Ai u shpreh se koha po afron dhe se një qeveri transitore duhet të përgatisë një Parlament të vërtetë.

“Flisni këtu për kod etike? E keni marrë Shqipërinë peng. Vidhni për kryehajdutin dhe kryehajduti nuk vjen. E ka parë e gjithë bota, e di e gjithë bota si e keni marrë pushtetin në 2017-ën. Kur e lidh fatin me kriminelët nuk do të bëhet vonë për shqiptarët e thjeshtë.  Duhet t’i jepni fund shfaqjes me kukulla, sepse këto janë të gjitha kukulla (ministrat e rinj). Një qeveri tranzitore të përgatisë një Parlament të vërtetë. Thirrini mendjes, tik tak, po afron ora”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat