Përplasen dy makina në Peqin, plagosen burrë e grua

Shqipëria

Përplasen dy makina në Peqin, plagosen burrë e grua

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:08
Foto Ilustrim

Burrë e grua janë plagosur në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ngjarja u regjistrua paraditen e kësaj të enjteje në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjocajve.

Policia thotë se mjeti tip  "Audi" është përplasur me mjetin tip "Benz", ku po udhëtonin burrë e grua.

"Si pasojë e aksidentit është  plagosur drejtuesi që drejtonte  mjetit tip "Benz" si dhe bashkëshortja e tij,  të cilët  u transportuan në Spitalin e Elbasanit, janë kujdesin e mjekëve", sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat