Përplasja Rama-Berisha, Basha: Shfaqje e një psikiku për të tërhequr vëmendje

Shqipëria

Përplasja Rama-Berisha, Basha: Shfaqje e një psikiku për të tërhequr vëmendje

Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:55
Lulzim Basha

Për kryetarin e PD përplasja me tone të ashpra mes Ramës dhe Berishës në sallën e Kuvendit është një shfaqje që prodhohet nga kryeministri Rama me synim që të tërheqë vëmendjen nga gjendja reale e vendit, nga zgjedhjet e vjedhura dhe nga milionat eurot e vjedhura.

Menjëherë pas përplasjes që degjeneroi në një lum fyerjesh dhe ofendimesh midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pasardhësit të tij Edi Rama në Kuvend, fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se shefi i qeverisë dhuroi shfaqjen e një të droguari.

“Edi Ramas vendosi në fillim të mos vinte në këtë seancë. Më pas erdhi në gjendje të rënduar fizike. Ky është shqetësim, pasi Edi Rama gjithmonë ka refuzuar të bëjë testin e drogës dhe paraqitet në gjendje të rënduar psikike në Kuvend”, tha Basha.

Sipas kryedemokratit, Rama “për herë të dytë brenda 2 javëve ka bërë atë që e bënin përfaqësuesit e diktaturës, e ka quajtur Zërin e Amerikës, kazan, siç bën me mediat në vend”.

“Kjo pasi VOA ka publikuar një hetim të thelluar që tregon se si Edi Rama e mori pushtetin në 2017 me vota të blera me paratë e drogës. Vetëm maja e ajsbergut të një përgjimi të vetëm tregon se si nga disa qarqe Edi Rama ka sjellë këtu, ka trafikuar këtu në këtë Kuvend kukulla të krimit”, theksoi Basha.

Në përfundim të fjalës së Bashës, deputetët e PD janë larguar nga salla e Kuvendit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat