Llixhat në Dibër, Xhaçka: Vendimi do të anulohet!

Shqipëria

Llixhat në Dibër, Xhaçka: Vendimi do të anulohet!

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:28
Ilustrim

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e ka konsideruar vendimin e Këshillit të Bazenit të Ujërave të Vjosës dhe Bunës për dhënien në përdorim për pesë vite të ujërave të Lixhave Dibër si abuzive dhe se vendimi i parë do të anulohet, ndërsa kryetari i PD-së Basha e ka konsideruar teatër të shëmtuar, ku sipas tij, vendimi merret thjesht si prishje pazari.

Në fjalën e saj, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh se Këshilli i Bazenit të Ujërave të Vjosës dhe Bunës, në Shkodër, ka marrë një vendim i cili “edhe në këndvështrimin tonë dhe pas analizës që ka bërë zyra e kryeministrisë por dhe këndvështrimi tim si e deleguar në Dibër e PS-së, por dhe e shumë përfaqësuesve të qeverisë që u janë përgjigjur shqetësimit të qytetarëve, është një vendim i marrë në mungesë transparence pa kritere të përcaktuar dhe mbase abuziv”.

“Është bërë një hetim administrativ mbi këtë vendim të Këshillit të Baseni, Vjosa-Buna dhe të hënën do të mblidhet Këshilli i Basenit dhe do anulojë vendim e parë. Por jo vetëm që do të anulohet vendimi i parë, por dhe do të merren masa për të gjithë ata që kanë marrë këtë vendim në mënyrë abuzive”, tha ajo

Në replikë e tij, lideri i opozitës Lulzim Basha e ka konsideruar teatër të shëmtuar deklaratën e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat