Juridiku i bllokuar; Studentët: Të ngujuarit janë anëtarë të forumeve partiake - Bota Sot
Juridiku i bllokuar; Studentët: Të ngujuarit janë anëtarë të forumeve partiake

Shqipëria

Juridiku i bllokuar; Studentët: Të ngujuarit janë anëtarë të forumeve partiake

Më: 31 janar 2019 Në ora: 15:28
Foto Ilustrim

Mësimin studentët e juridikut do ta vijojnë edhe sot në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Ndërsa ambientet e Fakultetit janë bllokuar nga studentë të ngujuar brenda. Vetë studentët thonë se një pjesë e madhe e tyre janë anëtarë të dy forumeve, LRI dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike.

“Një numër i vogël studentësh kanë marrë në zotërim ambientet ku zhvillohet procesi mësimor, por veç tyre ka të tjerë që janë më të shumtë në numër në raport me studentët tanë që vijnë nga Fakultetet e tjera ose persona që s’kanë lidhje fare me arsimin e lartë”, tha Artan Hoxha, dekan i Fakultetit të Drejtësisë.

Ky ishte shqetësimi i dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha gjatë konfrontimit të studentëve me njëri tjetrin disa ditë më parë, se si mjediset e Juridikut nuk janë vetëm në duart e studentëve të tij.

Pavarësisht se procesi mësimor për studentët e Juridikut është transferuar në gjimnazin Petro Nini Luarasi, ambientet e Fakultetit vijojnë të jenë të bllokuara.

Po kush e ka bllokuar hyrjen në rrugën e “Drejtësisë”?!

Jo vetëm studentë të këtij Fakulteti.

Ana, studentja e politeknikut që u përball me kryeministrin Rama gjatë dëgjesës në Fakultet u është bashkuar ngujimit të studentëve të juridikut.

Gjithashtu edhe Doriani, studenti i Fakultetit të Shkencave të Natyrës që riktheu në 23 janar protestën para Ministrisë së Arsimit, kjo pasi Fakultetet e tyre kanë nisur programin mësimor.

Dorian Beqiri është nga Bubullima e Lushnjës, anëtar i Forumit rinor të Partisë Demokratike. Një nga protestuesit që qëndroi për ditë të tëra edhe para kryeministrisë. Vetë studentët treguan se mes të ngujuarve ka të rinj nga forumet partiake.

Fakulteti i Drejtësisë shprehen ata ‘është kështjella që mban të gjithë studentët’ të cilët do të çojnë kauzën studentore deri në 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...